17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

U mbajtën 72 orë në aeroportin e Rinasit, dy iranianët deportohen në Gjermani

Një burri dhe një gruaje, u është ndaluar hyrja në Shqipëri, në momentin kur ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për dy persona të lindur në Iran, me shtetësi gjermane.

Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool, janë personat në fjalë të cilëve u është ndaluar hyrja. Gjithashtu nga autoritetet u është kërkuar kthimi, për në Gjermani.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga personat në fjalë dhe më pas janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u deportuar më pas në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në momentin kur iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet personi i shtrirë dhe në gjendje jo të mirë.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Ndër të tjera ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen pas samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...