17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

U përfol se kishte kërcënuar vajzën që menaxhonte instagramin e Luizit, reagon Meridian Ramçaj

Në një video live në Tiktok, Anaid Kaloti u shpreh se Instagrami i Luizit është dashur të merret prej kohësh nga Top Channel, e pas hapjes së “GoFundMe” pa lejen e Luizit, produksionit i lind e drejta që të thotë se imazhi i tij po keqpërdoret jashtë.

Ndaj, motra e Luizit bëri ndryshimin e papritur duke i vënë emrin e saj Instagram-it për të mos përfunduar në duart e produksionit.

Anaidi gjithashtu publikoi një bisedë private në WhatsApp dhe supozohet të ketë komunikuar me mikeshën e Luizit që prej kohësh ka menaxhuar Instagramin, Genën ku ajo tregon se ka qenë nën kërcënimin e TCH dhe Meridian Ramçaj.

Në këtë postim, Anaidi ka hedhur akuza mbi Meridianin se bashkëpunon me produksionin dhe madje se i ka prishur Luizit kontratën qindra mijëra euroshe me kompaninë Golden Eagle.

Nuk vonoi shumë dhe Meridiani erdhi me një reagim publik, ku i hodhi poshtë të gjitha fjalët e Anaidit:

“Sa qesharake që jeni, u rrit damari i nervit kur ju prisha interesin me mospranimin tim për të marrë pjesë në një live që nuk përputhet me atë që unë besoj ,t’ju pyes kush është realisht kjo vajzë???

Pse nuk e ka insta sot??? Pse insta është ndryshuar emri arsyen duam ta dimë.

Çfarë tregon ky sms përveç një bisede idiote midis dy shfrytëzuesish tani që ai është dikush se kur e goditën të gjithë u zhdukët. Meqë jeni miqtë e vërtetë JU TE LUIZIT pse nuk i shkuat ju por @jonndoja dhe @mariodeda që i luftoni po njëlloj?? I di Luizi këto? Apo përfitoni që është brenda.

Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në një leter. Unë më i fortë se një televizion?? lat nam merrni pak famë dhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hijenat kur ju godet me të vërteta!”– ka shkruar Meridiani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...