10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

U qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike, trupi i ish-kryeministrit japonez mbërrin në Tokyo

Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.

Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara.

Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte zemërim kundër një “organizate të caktuar”.

Vrasësi i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.

Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë, sipas policisë.

Ndërsa një makinë që mbante trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.

Sipas raporteve të mediave lokale, një natë heshtjeje do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe do të bëhet të martën.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Ai u vra gjatë fushatës për partinë e tij në prag të zgjedhjeve parlamentare të Dhomës së Sipërme të dielën.

Kryeministri Kishida, gjithashtu një anëtar i LDP-së, tha se ai kishte “mbetur pa fjalë”, duke u zotuar se demokracia e Japonisë “nuk do t’i dorëzohej kurrë dhunës”.

Ai tha se fushata zgjedhore do të vazhdojë të shtunën me masa të forta sigurie, ndërsa votimi i së dielës do të vazhdojë patjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...