10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“U rrit me idenë se po i grabisnin pronën” — Sokol Bregu tregon historinë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ndarë detaje të reja mbi sfondin e ngjarjes tragjike ku u vra gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja.

Sipas Bregut, autori i krimit, Elvis Shkambi, është rritur i ndikuar nga konflikti shumëvjeçar i familjes së tij për një pronë në Shkodër — një konflikt që nisi që kur ai ishte vetëm 5 vjeç.

“Autori ka qenë i ndikuar nga familja. Ishte 5 vjeç kur ka nisur procesi gjyqësor. Është rritur me idenë që ‘pronën time nuk ma japin’. Godina kishte 31 familje të strehuara që nga viti 1993, dhe i gjithë konflikti lindi nga vetë Bashkia e Shkodrës,” – u shpreh Bregu.

Gazetari theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një fenomeni që po përhapet në Shqipëri, ku konfliktet e pronësisë dhe mungesa e besimit te drejtësia po çojnë në raste ekstreme vetëgjyqësie.

“Besimi ndaj drejtësisë është në nivel zero. Të gjithë mendojnë se gjyqtarët janë të korruptuar, dhe kjo çon njerëzit në konflikte, sepse secili mendon se ka të drejtë. Kemi parë raste të ngjashme, si në Divjakë, ku një emigrant u kthye pas 6 vitesh dhe vrau për një konflikt prone të trashëguar nga familja,” – tha Bregu.

Ai shtoi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte një ndër më të pastërtit në sistemin e drejtësisë dhe kishte kaluar procesin e vettingut pa asnjë problem, duke nënvizuar tragjedinë morale që shoqëron këtë ngjarje:

“Jemi përballë një fakti të rëndë, mes besimit të publikut dhe gjyqësorit. Ky gjyqtar ishte ndër më të ndershmit. Por sistemi i drejtësisë, sado i pastër, nuk mund të funksionojë në një shoqëri që nuk beson më tek ligji.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...