12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

U shisnin kokainë të miturve në rrugët e Italisë, goditet banda shqiptaro-tuniziane

Policia italiane ka çmontuar një bandë shqiptaro-tuniziane e cila trafikonte kokainë në qytetet e Italisë. Banda ua shiste drogën të rinjve por edhe të miturve. Grupi i shqiptaëve ishte ai që bënte furnizimin me drogë ndërsa tunizianët e shisin atë rrugëve të Italisë. Në operacionin e zhvilluar në Trieste ranë në pranga 9 persona, të cilët i përkisnin dy bandave që vepronin në shitjen e drogës.

Të gjithë të arrestuarit janë me orgjinë shqiptare dhe tuniziane nga mosha 20 deri në 40 vjeç. Hetimi ndaj kësaj bande kishte nisur muaj më parë dhe me provat e mbledhura nga hetuesit, bënë të mundure edhe konstatimin sesi grupi me origjinë tuniziane, aktiv në shitjen me pakicë në sheshet e qytetit të Triestes, furnizohej në baza javore nga grupi shqiptar, anëtarët e të cilit, megjithëse banonin pranë Venecias, u zhvendosën në kryeqytetin e Friuli të Venezias për të sjellë furnizime dhe për të marrë paratë banda e Magrebit, shkruajnë mediat italiane.

Substanca e blerë, pasi ishte prerë dhe paketuar, rishitej me pakicë nëpërmjet një rrjeti të gjerë të përbërë kryesisht nga subjekte të tjera me origjinë afrikano-veriore, të cilët ishin zhvendosur në vende të posaçme në Trieste. Policia kreu gjithashtu edhe kontrolle ndaj 10 personave të tjerë që dyshoheshin se ishin pjesë e këtyrë grupeve kriminale. Mes 8 personave që përfunduan në pranga, një u arrestua mbrëmjen e djeshme në Piazza Garibaldi. Ai është një person me origjinë tuniziane i kapur në flagrancë, i cili u shiste kokainë të rinjve vendas.

Hetimet në lidhje me këtë bandë bënë të mundur arrestimin e 4 personave dhe çuan në sekuestrimin e mbi një kilogram e gjysmë kokainë të pastër të cilën grupi e shiste në qendër të Triestes.

Në këtë operacion u angazhuan më shumë se 60 agjentë të policisë në bashkëpunim me Skuadrat Lëvizëse të Venecias, Padovës, Trevisos, Pavias dhe Rovigos.

Në operacion morën pjesë edhe departamentet e qenve të Policisë së Shtetit dhe Parandalimit të Krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...