10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

U shpallën Kampionë të Shqipërisë, Bashkia e Tiranës i akordon 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana

Bashkia e Tiranës i ka akorduar 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti sot çunat e ekipit, të cilëve u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës dhe theksoi se kjo premio është përcaktuar vetëm për lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e blertë.

“Urime për kampionatin! Jam shumë krenar për secilin prej jush, për punën, sakrificën, për familjet tuaja! Nuk besoj se ka vit më të mbarë për të sjellë Kupën e Kampionatit të Shqipërisë në Tiranë sesa ky vit ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kur të bëhet bilanci i Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, kjo fitore do të jetë pjesë e arritjeve të këtij qyteti që rritet përditë, që punon përditë, që lufton përditë, por – siç është edhe ky rast, – edhe që fiton përditë”, tha Veliaj në pritjen për djemtë e ekipit bardheblu.

Ai siguroi se këtë herë, ndryshe nga viti i shkuar, lavdia, por edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës, do të jetë vetëm për ata që punuan për titullin kampion.

“Ne e mbajmë fjalën e dhënë dhe në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të formalizojmë çekun prej 150 milionë lekësh si shpërblim për lojtarët dhe trajnerët. Nga lavdia e një ekipi përfitojnë shumë njerëz, por dua të pranojmë se kur shkojmë në fushë, kur shkojmë në stadium, na emocionojnë ata që luajnë dhe që stërvitin lojtarët. Ndaj, kam vendosur që këtë vit të bëjmë një korrektim të shpërblimit, i cili do të shkojë ekskluzivisht vetëm për ata që kanë kontribuar në lojë dhe në fushë sepse besoj që kështu është më e ndershme. Nuk jam ndjerë mirë, – duhet ta pranoj këtë, – kur pashë se një pjesë e shpërblimit që dhamë vjet devijonte në familjarët e aksionerëve të klubit. Kjo nuk funksionon! Këto nuk janë paratë e mia personale, por janë të taksapaguesve të Tiranës”, tha Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë tha se shpërblime të tilla do të jepen për të gjitha skuadrat e kryeqytetit, të cilat do të sjellin një kupë në Tiranë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...