15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

U vra nga i vëllai me sëpatë, ja kush është viktima Shaqir Sinani solist i grupit të fyejve të Gramshit

Burri vret vëllanë dhe gruan në Gramsh. Autori Xhevit Sinani rreth 75 vjeç ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani por edhe të vëllanë, Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.Shaqir Sinani ka qenë një nga instrumentistët më të mirë të zonës.

Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Shaqiri, 74 vjeç prej vitesh luante muzikën polifonike të zonës me fyell. Ai ka disa video promovuese të Gramshit me melodin e tij të krijuar nga fyelli.

Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen. Fillimisht mësohet se ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë së autorit.

80-vjeçari është arritur që të vihet në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...