25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Udhëtimet hyrëse nga Shqipëria do të jenë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme, Gjermania vendos kriteret e reja

Duke nisur nga data 5 shtator, Gjermania ka vendosur që udhëtimet hyrëse nga Shqipëria do të jenë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë.

Pasja e certifikatës së vaksinimit vlen edhe për ato udhëtime ku nuk nevojitet vizë.

Por, verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen në Gjermani është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit.

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar edhe listën me të gjitha kriteret e tjera që duhet të përmbushin shtetasit shqiptare që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e përcaktuara nga Gjermania, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Njoftimi nga Ambasada Gjermane Tiranë:

❗❗❗ Riaktivizim i kufizimeve të hyrjeve në Gjermani nga udhëtarë shqiptarë kushtëzuar prej pandemisë❗❗❗

Duke nisur që prej ditës së diel 05.09.2021 Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri.

Kjo masë merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19.

Për këtë arsye që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë (kjo vlen edhe për ato udhëtime, ku nuk nevojitet vizë).

Verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit.

Vendimtare në këtë rast është vendbanimi/qëndimi afatgjatë i udhëtarit direkt para udhëtimit, dhe jo nënshtetësia e tij.

Ndërsa për ata që janë vaksinuar me dozën e plotë ndaj Covid-19 vlejnë përgjithësisht disa masa lehtësuese udhëtimi.

Udhëtarët nga Shqipëria, pa dëshminë e vaksinimit të plotë, mund të hynë në Gjermani vetëm nëse bëjnë pjesë në një nga grupet e mëposhtme:

  • Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra) dhe anëtarë të bërthamës së tyre familjare (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër të fëmijëve të mitur) – si dëshmi e lidhjes familjare duhet të paraqitet çertifikatë lindjeje / e martesës në origjinal ose në fotokopje të noterizuar.
  • Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë);
  • Anëtarët e bërthamës familjare, të cilët jetojnë në Gjermani, sikundër janë partneri/ja, bashkëshorti/ja, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur, për bashkim familjar me vizë të vlefshme kombëtare ose për qëndrime afatshkurtra – si dëshmi të lidhjes familjare mbani me vete, ndër të tjera, çertifikatë martese / çertifikatë lindjeje në origjinal, apo në kopje të noterizuar, respekivisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (Deklaratë e nënshkruar sipas formularit , si dhe dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose të një vendbanimi  të përbashkët të mëparshëm), të cilat duhet të mbahet me vete;
  • Studentët, të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit, përfshirë rastet e pjesëmarrjes në kurset gjuhësore përgatitore të studimeve dhe praktikat;
  • Studentë të formimit profesional që do të nisin një studim profesional pranë një sipërmarrjeje;
  • Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në fushën e shëndetësisë dhe personel i kujdesit për të moshuarit, me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose mase ekuivalimi / kualifikimi.
  • Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me diplomë të njohur në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm në aspektin ekonomik dhe nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhen paraqitur dëshmitë përkatëse);
  • Au-Pairs dhe shërbyesit vullnetarë, nëse kohëzgjatja e planifikuar e veprimtarisë është së paku 6 muaj;
  • Pjesëmarrës në kurse intensive të gjuhës gjermane, praktika(vetëm praktika të detyrueshme në kuadër të studimeve apo të financuara nag fonde publike) dhekualifikime,  nëse kohëzgjatja e planifikuar e kursit të gjuhës/praktikës/ kualifikimit është së paku 6 muaj;
  • Personel i transportittë mallrave dhe llojesh të tjera transporti;
  • Diplomatë të akredituar, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, ndihmës humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;
  • Pasagjerë në udhëtim tranzit(edhe në rrugë tokësore);
  • Familjarë të afërt (fëmijë në moshë madhore, nipërit, prindër të fëmijëve në moshë madhore, gjyshërit, motrat e vëllezërit – jo kunati/kunata ose vjehrrit apo nusja/dhëndri) të personave që jetojnë në Gjermani, lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm për vizita nëse keni një arsye familjare konkrete dhe detyruese  (lindja, martesa, vdekja / varrimi, sëmundja e rëndë e familjarëve më të afërt, pra prindër/gjyshër, fëmijë/nipër e mbesa, motra e vëllezër). Gjatë udhëtimit duhen paraqitur dëshmi rreth qëllimit të ngutshëm të udhëtimit dhe të lidhjes familjare, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një arsye e ngutshme familjare për udhëtimin;
  • Punëmarrës dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani, në rast se udhëtimi është absolutisht i nevojshëm për arsye ekonomike. Për këtë qëllim, në momentin e hyrjes në vend duhet paraqitur dëshmia e kualifikimit profesional të udhëtarit si dhe një deklaratë e nënshkruar nga partneri gjerman i biznesit, në origjinal (!) (shih formularin). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekzistojën kushtet për një përjashtim nga rasti.
  • Persona të cilët kanë nevojë për mbrojtje për arsye të tjera humanitare., p.sh. për trajtim mjekësor prej arsyesh të detyrueshme  mjekësore (d.m.th. nëse pa këtë trajtim jeta e personit kërcënohet ose ekziston frika për dëme të përhershme të konsiderueshme dhe trajtimi nuk mund të kryhet në vendin e lindjes – duhet të paraqitet një deklarata e mjekut që e trajton pacientin në Gjermani sipas formularit , si dhe dëshmi të tjera).
  • Punëtorë sezonalë në bujqësi
  • Marinarë në kalim e sipër drejt portit apo aeoportit prej nga do të niset anija respektivisht avioni, për t’u kthyer në një shtet të tretë
  • Të riatdhesuar të vonë

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Rregullat në raste përjashtimore nuk ndryshojnë asgjë prej përcaktimeve të regjimit të  vizave, që ka qenë i vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi i pajisjes me vizë, ky detyrim vlen edhe më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT