8.5 C
Tiranë
Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Ukraina akuzon sërish Rusinë për sulmet në centralin bërthamor/ Zelensky: “Kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar”

Ukraina ka akuzuar sërish të dielën Rusinë se është duke bombarduar centralin bërthamor në qytetin Zaporizhja, dhe ka bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës për shkaktim të “terrorit bërthamor”.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zelensky bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë bërthamore ruse dhe karburantit bërthamor.

“Terrori bërthamor i shkaktuar nga Rusia kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar – sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter.

Kompania shtetërore në Ukrainë ka thënë se si pasojë e sulmeve ruse ditën e shtunë, ka mbetur i plagosur një punëtor dhe janë dëmtuar tre sensorë për rrezatim.

Ky central, që gjendet në territor që tani kontrollohet nga forcat ruse, është bombarduar edhe të premten. Moska i ka fajësuar forcat ukrainase për këto sulme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vritet me thikë 23-vjeçarja në Napoli, trupi i pajetë gjendet pranë parkut “Conocal”

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur ditën e sotme qytetin e Napolit, ku një vajzë 23-vjeçare është gjetur pa shenja jete, pas një...

130 kg kokainë në një kamion në Francë, arrestohen tre shqiptarë – njërit i...

0
Policia franceze ka arrestuar tre shtetas shqiptarë në kuadër të një operacioni antidrogë, pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, plot 130...

Reforma Territoriale ndez Kuvendin: PS fajëson Berishën “Nuk është skenë monologjesh, por orkestër”

0
Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione politike, në qendër të të cilave ishte ngritja e Komisionit...

PS tërheq nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, opozita kërkon...

0
Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin që parashikonte ndryshime në përbërjen e Komisionit të...

Kapri i drejtohet PD-së: A do të bashkëpunoni apo jo me Ramën për reformat?

0
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka ngritur një pikëpyetje të drejtpërdrejtë ndaj Partisë Demokratike, duke kërkuar qartësi nëse opozita do të bashkëpunojë apo...