14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ukraina dhe çështjet e sigurisë/ Ministri i Jashtëm rus: “Bisedimet me SHBA-në për sigurinë, pas festave”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se bisedimet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, lidhur me çështjet e sigurisë do të mbahen pasi të përfundojnë festat në Rusi. Ai tha po ashtu se Rusia dëshiron që zyrtarët ushtarakë të përfshihen në bisedime me Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Duke folur në një program televiziv më 27 dhjetor, Lavrov tha se “ne do të mbajmë rund të madh të bisedimeve për sigurinë me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri”.

Rusia feston Krishtlindjen Ortodokse më 7 janar, që nënkupton se festë do të jetë deri më 10 janar.

Komentet e Lavrovit erdhën pasi rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për shkak të grumbullimit masiv të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe kërkesave të Kremlinit që NATO-ja të mos zgjerohet më në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës vjetore me gazetarë, i bëri thirrje Perëndimit që të pranojë kërkesat ruse “menjëherë” dhe përmendi një sërë ankesash karshi Ukrainës dhe NATO-s.

Ndërkaq, më 26 dhjetor, në një intervistë të publikuar nga transmetuesi shtetëror rus, Putin tha se Rusia po shqyrton disa opsione nëse Perëndimi nuk plotëson kërkesat e Moskës. Ai nuk dha detaje se cilat janë këto opsione, por shtoi se “do të varet nga propozimet që do të më japin ekspertët tanë ushtarakë”.

Lavrov po ashtu tha se Rusia dëshiron që në bisedimet eventuale me NATO-n të përfshihen zyrtarët ushtarakë dhe kritikoi Aleancën, duke përsëritur qëndrimin se Moska nuk mund të qëndrojë indiference ndaj, siç tha ai, agresionit të NATO-s në afërsi të Rusisë.

“NATO tani është projekt i pastër gjeopolitik për të zhvilluar një territor që ka mbetur pa pronar që prej zhdukjes së (Organizatës) Paktit të Varshavës dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo është ajo që ata po bëjnë”, tha Lavrov.

Komentet e Lavrovit erdhën një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse pranoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka propozuar që të mbahet një takim më 12 janar i Këshillit NATO-Rusi. Kremlini ende nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë takim.

/Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...