7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ukraina godet 160 objekte energjetike ruse: “Do të vazhdojmë derisa t’i presim Rusisë burimet e luftës”

Ukraina ka shënuar një tjetër bilanc të rëndësishëm në luftën kundër agresionit rus. Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk, deklaroi sot se forcat ukrainase kanë goditur me sukses 160 objekte të naftës dhe energjisë në territorin rus që nga fillimi i këtij viti.

Në një prononcim për mediat, Malyuk theksoi se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë do të vazhdojnë, me qëllim që të dobësohet aftësia e Kremlinit për të financuar luftën në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë të godasim. Çdo objekt i shkatërruar i naftës do të thotë më pak para për raketa e tanke që përdoren kundër qytetarëve tanë,” – u shpreh kreu i SBU-së.

Ai shtoi gjithashtu se Ukraina ka shkatërruar një nga raketat ruse me rreze të mesme veprimi, të tipit Oresnik, gjatë një operacioni të veçantë në verën e vitit 2023.
Sipas Malyuk, operacioni është realizuar në bashkëpunim mes SBU-së, Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës (GUR) dhe Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, duke e cilësuar si “100% të suksesshëm”.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar operacionet kundër objektivave strategjike në thellësi të territorit rus, duke synuar të paralizojë sektorin energjetik dhe logjistik të Moskës, një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe luftës ruse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...