11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ukraina mbyll hapësirën ajrore për fluturimet civile,shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar

Ukraina të ka mbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm hapësirën e vet ajrore për fluturime civile, duke cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori evropian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake.

Në uebfaqen e tij, autoriteti shtetëror ukrainas i trafikut ajror tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur për fluturime civile duke filluar nga ora 00:45 të enjten dhe se shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar, shkruan Reuters.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit tha se hapësira ajrore në Rusi dhe Bjellorusi, në rreze prej 100 miljesh detare nga kufijtë e tyre me Ukrainën, gjithashtu mund të paraqesë rrezik për sigurinë.

“Në veçanti, ka rrezik për shënjestrim të qëllimshëm dhe identifikim të gabuar të aeroplanëve civilë”, tha kjo agjenci.

“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një laryshie të madhe të sistemeve luftarake tokësore dhe ajrore paraqet rrezik të lartë për fluturimet civile që operojnë në të gjitha lartësitë dhe nivelet e fluturimeve”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo agjenci tha se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i ka dërguar Ukrainës mesazh urgjent për ta paralajmëruar për rrezik të lartë ndaj sigurisë së fluturimeve për shkak të përdorimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga ora 00:45 dhe se ka kërkuar nga autoriteti ukrainas për kontrollimin e trafikut ajror që t’i ndalë fluturimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...