Ukraina nuk tërhiqet nga pozicioni i saj në raport me negociatat me Rusinë. Këtë e ka bërë të ditur një prej negociatorëve ukrainas, Mykhail Podolyak i cili me anë të një postimi në Twitter, thotë se pozicioni i Ukrainës nuk ka ndryshuar.
Më herët, një prej negociatorëve rusë, Vladimir Medinksyu shpreh se janë bërë përparime gjatë bisedimeve për të arritur qëllimin e Moskës.
Nga ana e tij, negociatori ukrainas i ka konsideruar gënjeshtra dhe provokime ato të Rusisë. Moska kërkon që demilitarizimin e Ukrainës dhe që Kievi të refuzojë anëtarësimin në NATO.