10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ulsi Manja flet për Vetingun: Llumi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar duhet të japin “llogari”!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se Vetingu ishte një proces i suksesshëm por puna sipas tij nuk duhet të ndalet këtu pasi gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet të japin “llogari”.

Gjatë një konference për mediat në krah të kryeministrit Rama, Manja theksoi se organet e tjera të ndjekjes penale duhet të kryejnë punën e tyre për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga organet e pavarura.

“Ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës e kemi në ADN tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë kurrë as në drejtësinë dikur as në drejtësinë e re sot që duam drejtësi të pavarur. Kushdo që drejton gishtin në drejtimin tonë duhet të drejtojë gishtin nga vetja. Pavarësia e gjyqësorit e ka garantuar kushtetua dhe ligji në reformën e drejtësisë dhe lidhet me vendimmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kryeministri dhe as përfaqësues të PS asnjëherë nuk ka diskutuar vendimet e Gjykatës të cilat për ne zbatohen dhe nuk komentohen. Ne si forcë politike nuk i komentojmë. Të kërkosh performancën e reformës së drejtësisë kemi detyrë të kërkojmë një drejtësi të pavarur sot. Në këtë pikë Rama ekzaktësisht jemi në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në këtë vend. Ne si mazhorancë kemi marrë votën nga shqiptarët dhe kërkojmë rritjen e performancën në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Dua të jap disa fakte. Vetingu ka vlerësimin maksimal. Komponeti kryesor të kësaj reforme është Vetingu që pastroi drejtësinë nga llumi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që kthyen këtë sistem në pazarin e gjësë së gjallë. 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë subjekt rivlerësimi ndërkohë në sitën e Vetingut kanë kaluar 500 prokurorë dhe gjyqtarë. Organet e tjera të ndjekjes penale dhe të hetimit kanë përgjegjësinë për të hetuar deri në fund gjyqtarët dhe prokurorët që dolën nga sistemi për deklarim të rremë të pasurisë dhe për korrupsion. Shqetësimi ynë sot dhe në vazhdim nga 530 prokurorë janë 197 janë përjashtuar për probleme me pasurtinë dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për procesin së vetingut. Kjo ka shqetësim të madh 27 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë marrë vendimin e Vetingut”, u shpreh Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...