6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Ulsi Manja i drejtohet opozitës: “Ato që thotë Rama s’lenë hapësirë për mëdyshje se i thotë me zë të lartë dhe u del për zot”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë një replike në sallën e Kuvendit i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u bërë thirrje fillimisht që të vetojnë konventën për mbrojtjen e të dhënave personale, e më pas nuk i ka kursyer as ironitë, kur tha se nuk e kanë ndarë ende mendjen se cili ishte shkaku i humbjes së zgjedhjeve.

“E di cila është e bukura në këtë sallë çdo të enjte? Se të gjithë diskutimet e opozitës përpiqen të shpjegojnë se ç’ka dash të thotë Rama gjatë javës në prononcime publike.

Por s’ka mëdyshje, se ato që thotë s’lenë hapësirë për mëdyshje se i thotë me zë të lartë dhe u del për zot.

Votoni konventën nëse keni shqetësim për mbrojtjen e të dhënave, sa për patronazhistët, janë instrument politik vullnetar për zgjedhje, dhe të dhënat i kanë marrë në biseda telefonike dhe në kontakt sy për sy, sepse ne kemi guxim t’i takojmë sy më sy ndërsa ju hala se kuptoni se nuk shihni as njëri-tjetrin këtu sy më sy.

Ju i mësoni zgjedhësit tuaj si të përdorin leva dhe dyer të blinduara.

Në fillim thatë blerja e votës, pastaj vendet e punës, pastaj patronazhistët dhe në fund gozhduat Lulin si shkak i humbjes, a ka mundësi ta ndani mendjen kush ishte shkaku?

Votoni konventën të mbrojmë të dhënat personale dhe të dalin më territor dhe të votojnë të lirë, kush të fitojë. Por me ca shof unë këtu, ju akoma se keni mendjen te zgjedhjet se nuk e duroni as dy rreshta më pas njëri-tjetrin, tani kuvendi të vendosë ndonjë barrierë  mes jush, se pastaj Zot na ruj, duhet të hyjë garda”, tha Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...