11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ulsi Manja marrëveshje me homologen e tij në Kosovë për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka takuar sot homologen e tij në Kosovë znj. Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi mes palëve është folur për një sërë çështjesh me interes të përbashkët si dhe për thellimin e bashkëpunimit. Një nga pikat më të rëndësishme ishte përfundimi i një marrëveshjeje për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative, e cila do të mundësojë që shtetasit kosovarë të liruar me kusht nga organet kompetente të Shqipërisë të mbikëqyren nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe anasjelltas.

Po ashtu u ra dakort për jetësimin e tre nismave përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në shtetet përkatëse, si dhe njohja e ndërsjellë e provimit të jurisprudencës. Kjo do të mundësojë që avokatët e ndërmjetësuesit të shtrijnë aktivitetin profesional në të dyja vendet, ashtu si edhe njohjen reciproke të provimit të jurisprudencës, si kriter për zhvillimin e karrierës profesionale në fushën e drejtësisë.

Gjatë konferencës së përbashkët të dy ministrave, z.Manja i është përgjigjur edhe një pyetjeje mbi bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. “Unë nuk kam çfarë i shtoj asaj që ka thënë Kryeministri i Shqipërisë z. Rama dhe se çfarë ka thënë Parlamenti i Shqipërisë me rezolutën e fundit për rezolutën e Dik Martit. Sigurisht që si ish-prokuror edhe në kohën e luftës në Kosovë dhe akuzave që u ngritën, apo më pas si kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dik Martit, mund të them shumë, por nuk është as koha, as vendi”, u shpreh Manja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...