10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

‘Unë nuk harxhoj as kohën as nervat me një njeri që as..’, Valbona selimllari reagon pas fjalëve të Ina Kollçaku

Pas eliminimit në “Dancing with the Stars,” Ina Kollçaku ka deklaruar se Valbona nuk e ka pëlqyer atë që në fillim të emisionit dhe këtë e ka vënë re nga shikimet gjatë shkëmbimeve nëpër korridoret e Top Channel. Në një debat me tone të larta gjatë një pjesë të spektaklit, Valbona dhe Ina kanë shprehur mendime të kundërta.

Reagon Valbona në “Fan Club,” duke thënë se nuk ka as kohë as nerva të merret me një njeri që as nuk e njeh si Ina. Ajo shprehet se si nënë, grua, dhe një person me një eksperiencë jetë gati gjysmë shekulli, dëshiron të flasë për mirë për një njeri. Valbona thekson se ka filluar debatin për ta mbrojtur Inën dhe t’i thotë se debati nuk i takon asaj, por partnerit të saj. Ajo kritikon sjelljen e Inës gjatë debatit dhe thotë se Ina nuk ka respekt dhe ka komplekse.

Valbona mbyll deklaratën duke thënë se Ina ka bërë debat me veten dhe tregon veten e saj duke e cilësuar si një person pa respekt.

Unë nuk harxhoj as kohën as nervat me një njeri që as nuk e njoh as nuk më intereson. Por, si nënë, si grua, si një njeri që kam një botë të madhe dua që dikujt t’i flas për mirë.

Kam një eksperiencë jetë gati gjysmë shekulli. Dhe ajo as nuk e percepton se kur të shkojë ajo sa unë do të kuptojë. Ajo (Ina) thotë unë jam në mbrojtje të grave dhe gjëja e parë që bën është fyen një grua. Që isha unë. Por, unë jam prap e qetë.

Unë e nisa debatin jo për të fyer Inën, por për ta mbrojtur. Doja t’i thoja që ky debat nuk të takon ty, por partnerin tënd. Me çfarë guximi ajo mua më ndërpret fjalën?! Do të thotë që nuk ka respekt dhe është me komplekse.

T’i thuash dikujt prit ta mbaroj unë, nuk ka asgjë të keqe. Unë nuk shoh shtrembër ata që kam inat, jo ata që as nuk i njoh. Ajo nuk ka bërë debat me mua, ajo ka bërë debat me veten. Ajo tregon veten e saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...