4.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Urgjenca është të zhurmohet Balluku” – Bardhi akuzon PS-në për shkelje të ligjit në Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka paraqitur kërkesë për procedurë të përshpejtuar lidhur me projektligjin që synon përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke e futur çështjen në rend dite me urgjencë.

Kërkesa u kundërshtua ashpër nga opozita. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi në seancë plenare se urgjenca e vërtetë nuk ka lidhje me projektligjin, por me zhvillimet që po ndodhin paralelisht në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot po mbahet seancë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Ballukut dhe ju doni ta zhurmoni këtë fakt,” u shpreh Bardhi, duke akuzuar mazhorancën për manipulim politik të agjendës parlamentare.

Ai vijoi me tone edhe më të ashpra, duke thënë:
“Ju nuk doni t’ia dini as për ligj, Kushtetutë apo procedurë. Ju duhet për të zhurmuar zonjën që duhet të ishte në GJK sot, jo këtu. Duhet të ishte në burg sipas kërkesës së SPAK.”

Sipas Bardhit, shumica po përdor Kuvendin për të shmangur vëmendjen nga çështjet gjyqësore dhe për të ushtruar presion mbi institucionet e drejtësisë.
“Duhet të zhurmonin intimidimin që i keni bërë GJK për rastin dhe aferat e Ballukut, e për këtë arsye jeni gati të shkelni çdo ligj dhe çdo procedurë,” theksoi ai.

Debati rreth procedurës së përshpejtuar ka thelluar përplasjet politike në Kuvend, ndërsa pritet që çështja e Bordit të Paqes dhe zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese të vijojnë të dominojnë skenën politike në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...