14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ursula von der Leyen në Tiranë: Vizitë zyrtare mes ceremonive shtetërore dhe takimeve të nivelit të lartë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që përfshin disa kryeqytete të rajonit.

Vizita e saj ka nisur me një takim me Presidentin Bajram Begaj në orën 09:15, në ambientet e Presidencës, ku u diskutua mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe mbi procesin e integrimit europian të vendit.

Më pas, von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 09:50, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes me nderime dhe himnet kombëtare.

Në orën 10:00 është zhvilluar një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes së KE-së, i cili do të pasohet nga një takim dypalësh mes delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:15, që do të mbahet në ambientet e Kryeministrisë.

Ky qëndrim i von der Leyen në Tiranë vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në prag të hapjes së kapitujve të parë të negociatave dhe në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të forcuar bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...