9.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Ursula Von Der Leyen: “Shqipëria po tregon se po ecën e vendosur në procesin e BE, mund të ndihet krenare për arritjet e saj”

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka njoftuar sot një ndihmë të drejtpërdrejt buxhetore për Ballkanin Perëndimor nga BE për krizën energjetike.

“Është vërtetë kënaqësi që të kthehem në Tiranë. Ky është suksesi juaj, rezultati i shumë viteve me përpjekje, punë të madhe që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët. Ju keni ruajtur një vëmendjen shumë të fortë te procesi i integrimit dhe sigurisht kjo ka sjellë negociatat. Është shembullore që të shohim që Shqipëria ka mbrojtur rendin ndërkombëtar bazuar në rregullat e KS të OKB. Kjo ju nderon, tregon se jemi një komunitet me të njëjtat vlera të cilat i ndamë.

Shqipëria po tregon se po ecën e vendosur në procesin e BE. Raporti i zgjrimit ka treguar përparimin qëp o bën Shqipëria. Po forconi sistemin e së drejtës.
Ju keni miratuar dhe masa të reja për të garantuar barazinë hde gjithëpërfshirjen. Ekonomia juaj është bërë e fortë pas COVID-it. këto janë arritje në një kohë plot sfida. Kam parasysh agresionin rus dhe luftën në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare dhe çdo kartë të BE-së. Rusia po përdor energjinë si armë. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus, kjo për shkak të varësisë suaj nga sistemi hidrik. Por ndikimi vjen dhe në Shqipëri. Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është nëpërmjet unitetit dhe solidaritetit.

Ne po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor. Mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por që do të vijë pas janarit, për energjinë, 500 ml neuro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike. Do të kanalizohet nëpërmjet planeve ekonomike dhe të investimeve. Për ne e rëndësishme dhe energjia e rinovueshme. Investimi do të jetë në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës.

Kryeministër, i dashur Edi unë mendoj që Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjet e saj. Nga fjalët dhe veprat qytetarët e Shqipërisë kanë treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë. Më 6 dhjetor do të takohemi sërish në samit dhe do jetë një takim shumë i rëndësishëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT