10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ushtria ukrainase zmbraps sulmet e forcave ruse ne dy rajone ne lindje të Ukrainës

Ushtria ukrainase tha mëngjesin e 28 marsit se ka zmbrapsur pesë sulme të forcave ruse në rajonet Donjeck dhe Luhansk, që gjenden në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se po vazhdon të mos lejojë forcat e Rusisë që të fitojnë terren në rrugët kyçe dhe vendbanimet në qytetin e Kievit, teksa forcat ruse po tentojnë të thyejnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja.

Ukraina pretendoi se në Donjeck dhe Luhansk ka shkatërruar dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një automjet tjetër të forcave ruse.

Në raportin u ushtrisë ukrainase u tha po ashtu se ka viktima në mesin e ushtrisë ukrainase, teksa u pretendua se forcat ajrore ukrainase kanë shkatërruar katër avionë, një helikopterë dhe dy dronë.

Nxënësit në kryeqytetin ukrainas, Kievi, do të mund t’i rikthehen mësimit sot, përmes platformave online.

Kryetari i Kievit njoftoi për rihapjen e shkollave, duke thënë se orët mësimore do të “përshtatet me pushtetet aktuale…. duke përdorur platforma të ndryshme mësimore”.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe punojë edhe në kushte të tilla të vështira të gjendjes ushtarake”, shkroi Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

“Ata po tentojnë të na frikësojnë, por nuk do të funksionojë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shteti që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të transmetuar të dielën, më 27 mars.

Derisa ofensiva e Rusisë në Ukrainë është duke ngecur, ushtria ukrainase thotë se njësitet ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi – një shtet ky aleat i Rusisë – në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.

Ukraina dhe Rusia do të fillojnë bisedimet treditore në Turqi, të hënën më 28 mars, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Reuters.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha të dielën, më 27 mars se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dy pjesë, në mënyrë që të krijojë një rajon nën kontrollin e Moskës, pasi ajo nuk arriti të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje apo energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.

Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës tha të dielën se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë të Rusisë.

Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...