Një 45-vjeçar me inicialet L.T., u arrestua në flagrancë në Rrëshen, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.
U arrestua gjithashtu 46-vjeçari me inicialet L.SH. banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç, Lezhë.
Ndërkaq, u arrestua B.Q.,28 vjeç, banues në Thumanë, pasi në aksin Rrugor Lezhë-Milot, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion pa leje drejtimi.
Njoftimi i plotë
Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt “. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Demtime të tjera me dashje”.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.T.,45 vjeç banues në Rreshen, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.Q.,28 vjeç, banues në Thumanë, pasi në aksin Rrugor Lezhë-Milot, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin L.Sh., 46 vjeç, banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç,Lezhë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.