Me një mesazh shumë prekës, vajza e Alexei Navalny i jep lamtumirën babait të saj, i cili ndërroi jetë në qelinë siberiane ku mbahej kundërshtari i tij Vladimir Putin.
“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë, shumë”, shkroi vajza e tij, Dasha, në Tëitter, duke postuar një foto të babait të saj duke e mbajtur atë në krah, teksa nënën e saj shihet duke përqafuar Navalnyn.
48 orë më parë, bashkëshortja e Navlanyt, Yulia Navalnaya, ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vizituar vajzën e saj, e cila studion për psikologji sociale dhe shkenca politike në Stanford. Djali më i vogël i familjes, Zahar, ndodhet në Gjermani në një shkollë me konvikt.
Yulia tha se ajo dhe vajza e saj Dasha po ngushëllojnë njëra-tjetrën pas vdekjes së papritur të Navalny.
Navalny vdiq të premten (16 shkurt) në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.