10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vajza vëmendje! Ja cilat janë gabimet më të mëdha që po bëni me flokët në dimër

Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët, të cilët janë shumë të ndjeshëm dhe reagojnë njëlloj si çdo pjesë tjetër delikate e trupit. Por nëse për lëkurën e thatë ka mënyra natyrale për ta zbutur, flokët kërkojnë kujdes më të madh. Pjesa më e madhe e vajzave nuk tregojnë kujdes gjatë periudhës së dimrit me flokët. Shpesh bëjnë gabime të cilat i dëmtojnë shumë ato.

Më poshtë janë renditur 5 gabimet që duhet t’i shmnagësh:

Larja me ujë të nxehtë

Ndërsa jashtë bën shumë ftohtë, qetësinë duket se e gjen në dush me ujë të nxehtë, por pak janë ato që mendojnë se kjo është shumë e dëmshme për flokët. Sa më i nxehtë të jetë uji në dush, aq më shumë eliminon yndyrën natyrale të tyre dhe u zhduk shkëlqimin. Siç këshillohet nga specialistët, temperatura optimale që duhet të përdorësh në dush është jo më shumë se 45 gradë celcius, aq sa ta ndiesh të nxehtin në lëkurë, por jo sa ajo të skuqet. Natyrisht, nëse mundesh, uji i ftohtë është edhe më i mirë për flokët.

Larja pak minuta para daljes nga shtëpia

Edhe dushi në mëngjes është një zgjidhje për t’u ngrohur para se të dalësh nga shtëpia. Por as kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Siç rekomandojnë specialistët, të paktën 30 minuta pas dushit nuk duhet të dalësh nga shtëpia. Pas larjes, flokët janë më të hollë dhe kontakti i menjëhershëm me ambientin e ftohtë do të thotë këputje majash dhe dehidratim.

Kapela (kapuçi)

“Në dimër, kur ajri ka shumë lagështirë, sklapi ka nevojë absolute për t’u mbrojtur”, – thotë Leslie Baumann, dermatologe në Miami. Por ajo shton gjithashtu se përdorimi i vazhdueshëm i kapelave ose kapuçëve, ashtu si nga njëra anë janë mbrojtës të skalpit, nga ana tjetër shmangin ajrojsjen e flokëve duke i bërë ata më problematikë. Nga ana tjetër, sigurohu që kapela apo kapuçi të jenë shumë të pastër, sepse bakteret që mund të përmbajnë janë shumë të dëmshëm për shëndetin e flokëve.

Ndryshimi drastik i ngjyrave

Nga biondia në brune dhe anasjelltas. Kjo nuk është e këshillueshme në asnjë sezon, por sidomos në dimër, kur lagështira e ajrit është më e madhe dhe ndikon drejtpërdrejt në flokë, këshillojnë dermatologët. Biondet e hapura që mund të duken shumë seksi në verë, në dimër mund të kenë probleme për shkak se kanë flokë më delikatë dhe më të ndjeshëm ndaj temperaturave. Kështu, nëse do të ndryshosh rrënjësisht ngjyrën, prit deri në pranverë. Nëse je bionde, këshillohet të shkosh në tone pak më të errëta, gold ose bezhë për t’u dukur më bukur, por edhe për t’iu përshtatur dimrit.

Maskat natyrale

Mungesa e trajtimit të flokëve me maska natyrale ndikon në tharjen e lëkurës së skalpit gjatë dimrit dhe për më tepër, edhe në eliminimin e yndyrës natyrale. Rekomandohet të paktën një herë në javë maska me të verdhë veze dhe vaj ulliri, ose edhe maska të tjera natyrale me produktet që ke në shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...