Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane kanë diskutuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm për vaksinat kundër koronavirusit.
Të tre liderët kanë diskutuar rreth mundësisë së autorizimit dhe prodhimit të vaksinës ruse Sputnik V në BE.
Sputnik V ishte e para vaksinë në botë e regjistruar zyrtarisht, por shkaktoi shqetësim tek ekspertët të cilët menduan se autorizimi mund të ishte nxituar.
Macron dhe Merkel gjatë bisedës përmes video-lidhjes me presidentin rus, i kanë bërë thirrje atij që të respektojë të drejtat e kundërshtarit politik Aleksei Navalny dhe të ruajë shëndetin e tij.