17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vaksinimi i detyrueshëm në Shqipëri? A do të hapen shkollat? Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimet

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se nuk do të mbyllen shkollat nga koronavirusi.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli theksoi prerë dhe qartë se me këto shifra, që janë sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave.

“Shkollat do të hapen atëherë kur është përcaktuar, në bazë të protokolleve të përcaktuara. Tashmë kemi stafe të vaksinuara, por edhe një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve janë vaksinuar. Në shifrat që jemi sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Përsa i përket procesit të vaksinimit Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri të ditur se në Shqipëri nuk do të ketë vaksinime të detyrueshme.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico siguron se Shqipëria do të vijojë të mos e ketë vaksinimin me detyrim.

Ajo thotë se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.

Sipas Ficos, ka mënyra alternative që një person të punojë brenda parametrave të punës, dhe njëra prej tyre mund të jetë statusi joinfektiv i vetes.

Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar dhe këtë e kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe do vazhdojmë të ndjekim. Është e vërtetë që referencat që keni ju i kemi parë edhe ne. Por ka disa elemente siç janë grupet si mjekë, arsimtare që përpos detyrës qytetare të mbrojtjes së vetes duhet të mbrojnë komunitet që punojnë.

Ne nuk detyrojmë askënd, por ka metoda alternative që dikush të punojë në një vend të caktuar, por drejtuesit dhe administratoret duhet të jenë të qetë që punëtori është brenda parametrave të punës. Ti nuk detyron, por ai duhet të provojë statusin e mos infektivitetit”, u shpreh Fico.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...