Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste, është shpallur fitues në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës. Ai ka arritur të sigurojë një diferencë prej 1,468 votash ndaj rivalit të tij, Petro Gjikuria nga opozita.
Pas numërimit të fundit, Tavo ka marrë 5,022 vota, që përbën 58.62% të totalit të votave, ndërsa Gjikuria ka siguruar 3,545 vota, ose 41.38%.
Tavo ka festuar rezultatin së bashku me simpatizantët dhe mbështetësit e tij, ndërsa Gjikuria, pas vërejtjes së thellimit të diferencës në numërim, është larguar nga qendra e numërimit para përfundimit të procesit.