10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Varianti i ri është agresiv, i rrezikshëm, përhapet shpejt”/ Rama apel qytetarëve për tu vaksinuar sa më parë

Ndonëse në vendin tonë nuk janë konfirmuar raste të variantit të ri Delta, kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, për t’iu paraprirë çdo rreziku të mundshëm.

Sipas kryeministrit Rama, varianti “Delta” është shqetësues, pasi përhapet në mënyrë të shpejtë dhe për ta parandaluar duhet që qytetarët të vaksinohen.

“Për tu mbrojtur nga varianti i ri është e rëndësishëm që të vaksinohemi.Po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam dhe kjo vlen për ata që janë skeptik, apo janë pre e teorive të konspiracionit.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që edhe ata të kapërcejnë hendekun e konspiracionit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se varianti i ri i virusit është agresiv dhe i rrezikshëm.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...