10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vasili: “Drejtesia të veprojë ndaj lojës së ndyrë mafioze Qeveri – ERE në kurriz të qytetareve”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë kompetencat e bordit të ERE.

Vasili thotë se Edi Rama nga njera ane ne menyre mafioze u ben presione qytetareve me rritjen e çmimit te energjise dhe nga ana tjeter ben serish propagande me gjoja mosngritjen e çmimit.

Postimi i Petrit Vasili

Shteti u asgjesua, Drejtesia te veproje ndaj lojes se ndyre mafioze Qeveri – ERE ne kurriz te qytetareve!

Shteti eshte shembur perfundimisht dhe nuk ka më qeverisje me Kushtetute dhe Ligje, por vetem me urdherat e Mafies.

Loja mafioze me çmimin e energjise, ku jane vjedhur e grabitur qindra milione euro, u finalizua dje me lojen e kufirit 800 KW mes Edi Rames dhe ERE-s.

Edi Rama, qe per jave te tera pasi mori vendimin per vendosjen e kufirit 800 KW dhe pagesen pese fish me te larte pas kalimit te ketij kufiri si dhe beri tonelata propagande, ja kaloi kete Vendim per miratim ERE-s.

ERE si leve e partise se Edi Rames e miratoi menjehere kete kerkese te qeverise.

Ndonese i gjithe opozita dhe masivisht opinioni publik ne menyre profesionale, argumentuan se kjo ishte nje mase mafioze dhe totalisht padrejte, penalizuese e pa asnje efekt pozitiv, ERE beri teresisht veshin e shurdher per opinion, por veshin e mprehte per te degjuar qeverine e per te bere tamam sic donte ajo.

ERE nuk u vendos aspak ne krah te ligjit dhe te qytetareve, por u vendos haptas ne krah te lojrave hajdute te qeverise.

Ligji i garanton ERE-s pavaresi absolute, qe ne menyre profesionale te beje te gjithe verifikimet me te kualifikuara dhe te marre vendime te bazuara dhe jo konjukturale, qe rrezohen nga sot ne neser.

Ja cfare thote Ligji Nr.43/2015 per ERE-n:

“Neni 10

Pavarësia e ERE-s

1. ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat.

Bordi dhe personeli teknik i ERE-s:

a) ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme dhe transparente;
b) veprojnë në mënyrë të pavarur nga interesat e tregut, nga çdo institucion apo subjekt publik ose privat”.

Deklarimet e Rames, qe gjoja pezullon aplikimin e kufizimit prej 800KW dhe gjoja deklaratat qesharake te ERE-s, qe ben sikur nuk ” bindet” jane haptas pjese te se njejtes loje mafioze.

ERE duhet te mbante qendrim te prere dhe te refuzonte kerkesen e qeverise per kufirin 800kw sepse argumentat profesionale per ta refuzuar ate ishin pa fund, por ERE zgjodhi partine e Edi Rames dhe miratoi pa bere as gëk as mëk çdo gje, qe kerkoi Edi Rama.
Edi Rama ne sherbim te lojes se tij mafioze e propagandistike ben sot sikur Hidrocentralet jane legena uji, qe mbushen e zbrazen sa hap e mbyll syte.

Edi Rama nga njera ane ne menyre mafioze u ben presione qytetareve me rritjen e çmimit te energjise dhe nga ana tjeter ben serish propagande me gjoja mosngritjen e çmimit.
Edi Rama dje u paraqit edhe si Kryetar e pronar i ERE-s kur deklaroi pezullimin e kufizimit 800 KW.

Po ERE ku eshte dhe si e zbaton ligjin?

ERE ndaj eshte ngritur dhe i eshte dhene me Ligj pavaresi e plote, per ti thene ndal lojrave te tilla te ndyra mafioze ngado qe ato te vijne e ne radhe te pare nga Qeveria.
ERE qe nga dje eshte vetasgjesuar, ajo nuk ka më asnje autoritet ligjor te marre më vendime sepse nga institucion i pavarur eshte shnderruar ne nje zgjatim te mjere te qeverise, eshte bere pale me të dhe paanshmeria e saj ka vdekur.

Drejtesia shqiptare duhet te ishte qe dje ne zyrat e qeverise dhe te ERE-s sepse shperdorimi i detyres me pasoja shume te renda ulerin.

Drejtesia duhet te ishte qe dje ne zyrat e qeverise dhe te ERE-s ne emer te shtetit ligjor, te mbrojtjes se interesit me te larte publik dhe te mbrojtjes se qytetareve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...