9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vasili për sistemin zgjedhor në Shqipëri: “Shqiptarët duhet ta dinë se është antidemokratik dhe i padrejtë”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka konsideruar sistemin zgjedhor në Shqipëri si antidemokratik dhe të padrejtë.

I pranishëm në një konferencë për transparencë politike, Vasili vuri theksin tek sistemi i zgjedhjes së deputetëve, ku sipas tij mund të rregullohen ligjet, por problemi i vërtetë mbetet tek zbatimi i tyre.

“Një deputeti mund t’i duhen 27 mijë vota për të shkuar në Kuvend, ndërsa një tjetri i duhej 6 mijë vota. Për çfarë reforme po flasim ne. Vota të ketë të njëjtën fuqi për çdo zgjedhësh. Kjo ndodh pas 30 vjetësh? Të shmangen pazaret. Shqiptarët duhet ta dinë se është sistem antidemokratik dhe i padrejtë. Mbi çfarë të drejte kushtetuese vota e një deputeti ka më shumë peshë se sa vota e një deputeti tjetër. Ky është banditizëm politik.

Duam apo jo, këtyre temave nuk i shmangemi dot. Vetëm do thellojmë dhe riciklojmë krizat. Ashtu si një fuçi e madhe, kur shpërthen nuk e parashikon dot njeri. Do jetë vonë kur të kujtohemi ne që mund ta shmangnim këtë shpërthim. Përsa i takon temës, për transparencën e partive, me mbështetjen tuaj, përsëri do i shkruajmë e miratojmë. Kanceri është zbatimi i tyre në realitet. Kushdo që shkruan, të monitorojë zgjedhjet e 25 prillit, se si thyerja e ligjit ishte normë. Zbatimi i ligjit është përjhashtim absolut.

Ideja e pjesëmarrësve është pesimizëm. Kësaj duhet t’i jepet përgjigje. Unë akoma kam në vesh duartrokitjet e 5 qershorit, ndryshimet e kushtetutës që ndodhën pas 4 javësh. Do kemi zgjedhje të drejta, vota të barabarta. Asgjë nuk ka ndodhur, dhjetra milionë euro të shpenzuara për publikimin e informacioneve personale. Ndryshim ligji dhe moszbatim ligji nuk shkojnë bashkë. Do vlerësoja që ideja t’i shërbejë krijimit të kësaj klime dhe presioni për zbatimin e ligjit. Për një gjuhë nga ndërkombëtarët për peshën që ata kanë. Le të jenë aktorë aktivë për pandëshkueshmërinë.

Këto zgjedhjet tona, Shqipëria është kthyer në listën e zezë për pastrimin e parave. Qeveria i ka lejet dhe abuzon. Është dita t’i adresojmë. Përsa më takon, për partinë që përfaqësojmë, ne duhet t’i bëjmë shërbim këtyre parimeve që theksova” – tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...