7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vasili reagon për vendimin e GjK : Shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin

Nënkryetari Lëvizjes Socialistë për Integrim Petrit Vasili ka folur sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuesës që hodhi poshtë pretendimit e Kuvendit në lidhje me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një reagim pak para se të hynte në seancën e Kuvendit ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin.

Ai tha procesi për shkarkimin e Metës ka qenë qesharak si nga pikëpamja juridike edhe nga prodedurat.

Vasili: Ky vendim ishte shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin, themelin e Republikës. Për hesape të inceneratorëve. Meqë presidenti ishte pengesë, shkelën me këmbë parlamentin. Sot është një ditë e rëndësishme. Ka qenë procesi më qesharak si nga pikpamja juridike dhe procedurat. E ktheu parlamentin në një landfill procedurash.

Do të tërhiqni deklaratat që keni bërë?

Vasili: Ska pasur asnjë deklaratë ndaj GJK. Un kam pasur qëndrime për një problem me mosdhenien e opinionit në lidhje me zgjedhjet.

Po funksionon drejtësia?

Vasili: Shumë e veshtirë për të qenë entuziast se vargu i madh i cështjeve qe nga inceneratoret dhe si u maniupuluan dokumenetet. Më vjen keq që SPAK nuk ngrihet në nivelin e institucioneve të mëparshme.

Rikujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës Gjykata Kushtetuese ka publikuar njoftimin për mos pranimin e vendimit të marrë nga Kuvendi i republikës së Shqipërisë ku u votua për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...