Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dukat në Vlorë.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 20:00 dhe për të shuar flakët kanë shkuar dy automjetet zjarrfikëse.
Ndërkohë bëhet me dije se terreni është i vështirë dhe flakët favorizohen për shkak të erës së fortë.