15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vazhdon prej 2 ditësh vatra e zjarrit në Orosh të Mirditës, rreth 50 forca të armatosura dhe 1 zjarrfikëse po punojnë

Vijon të jetë aktive prej 2 ditësh vatra e zjarrit në Orosh të Mirditës. Rreth 50 forca të armatosura dhe 1 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit. Për shuarjn e zjarrit po punojnë dhe forca policore, bashkiake, vullnetare si dhe shërbimi pyjor.

Raportohet se vatra e zjarrit është me intensitet te ulët në djegie sipërfaqësore në pyll të dendur me lis dhe dushqe. Po ndërhyhet me mjete rrethanore të ndara ne dy grupe pune.

Ndërkohë nuk raportohet të ketë lëndime si pasojë e flakëve.

Vatrat e zjarrit të nisura mbrëmjen e kaluar në Lezhë janë shuar të gjitha. Sjellim në vëmendje se tre vatra të mëdha zjarri përfshinë pasditen e së hënës zonat në afërsi të Lezhës. Një vatër zjarri u shfaq në vendin e quajtur Markatomaj, teksa flakët përfshinë të dy anët e autostradës Lezhë-Milot. Situata ishte e vështirë, ndaj dhe policia devijoi rrugën për automjetet.

Një tjetër zjarr ra në fshatin Piraj, teksa flakët dogjën edhe traversat e drurit të hekurudhës në një gjatësi prej 500 metra. Një tjetër vatër zjarri ra në lagjen “Nënë Tereza”, në afërsi të qytetit të Lezhës, teksa flakët përfshinë një sipërfaqe të mëdha me pisha dhe shkurre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...