14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit për Europën

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Turizmit, Mirela Kumbaro, pritën Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit për Europën, Zurab Pololikashvili, në vijim të mbledhjes së 70-të të kësaj organizate, që po zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga 40 shtete të Europës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj propozoi krijimin e një Akademie të Turizmit për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm të vizitorëve në vendin tonë, por edhe në rajon.

“Dua të falenderoj gjithë skuadrën, por kemi edhe një lajm të mirë. Ashtu siç kishim modelin e Kolegjit të Europës, kemi një ide të re, për të krijuar një akademi ekselence të turizmit. Ne sot kemi një rritje të jashtëzakonshme dhe duhet të jemi të përgatitur për këtë. Se ndryshe do të përballonim sfida të tjera. Ne duhet të përgatitemi për të pasur drejtues ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve që janë nga stafi shqiptar, edhe pse jemi të hapur për të gjithë ata të huaj që punojnë sot në Shqipëri. Por, ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë ashtu si për Kolegjin e Europës, për stafet që do të na çojnë drejt Bashkimit Europian, sot do të bashkëpunojmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojnë të gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për Shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”, u shpreh Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...