12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Veliaj tregon projektet e reja që do të ndërtohen te Bulevardi i Ri

Erion Veliaj tregoi edhe disa institucione të tjera që do të vendosen në atë zonë. Ato do të jenë godinat e Gjykatës së Lartë dhe Muzeut i Artit Modern, përfshirë këtu edhe një ndërtesë të re administrative e Bashkisë së Tiranës.

“Disa prej institucioneve të drejtësisë do të kalojnë te Bulevardi i Ri. Kemi piketuar hapësirën ku do të jetë godina e re e Gjykatës së Lartë dhe jemi duke piketuar hapësirën për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Tiranës. Sot institucionet janë të shpërndara, çka shton trafikun dhe ecejaket në qytet, ndërkohë duke i sjellë në Bulevardin e Ri ulin pak presionin që ka Tirana e vjetër. Kemi një plan në prag të miratimit për të zhvendosur zyrat administrative të Bashkisë së Tiranës te Bulevardi i Ri. Nëse jemi ne të parët që zhvendosemi aty, shtojmë besimin te investitorët dhe operatorët e tjerë për t’u transferuar edhe ata te Bulevardi i Ri. Godina aktuale e Bashkisë së Tiranës do të ruajë selinë tradicionale, ku do të bëjmë pritjet dhe përcjelljet protokollare. Ndërkohë, administrata do të transferohet në një ndërtesë ultra moderne te Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se në Bulevardin e Ri do të ndërtohet edhe Muzeu i Artit Modern. “Tirana, si Kryeqyteti Europian i Rinisë vitin e kaluar, dhe sot i Qyteti Europian i Sportit, e nesër potencialisht i Kulturës, ka nevojë të shtojë hapësirat kulturore. Sado që Galeria e Arteve po rikonstruktohet dhe do të shtohet në volum, sado që Tirana ka hapur një Galeri të qytetit, për të promovuar talentet e reja, nuk mjafton. Siç kemi prurje rezidenciale, kemi edhe prurje krijuese, kemi një kreativitet të jashtëzakonshëm që na duhet ta akomodojmë në hapësira të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...