15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përdor çmendurinë si kartë për t’iu shmangur drejtësisë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku vërtetohet se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.

Leonardi u shpreh se për familjen kjo periudhë ka qenë tepër e rëndë, por raporti vetëm sa ka konfirmuar bindjen e tyre të hershme:

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”.

Ai ritheksoi edhe një herë qëndrimin e familjes, duke e cilësuar Naim Murselin si organizatorin kryesor të vrasjes së Liridona Ademajt, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava.

“Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, tha ai, duke shtuar se familja pret një proces të drejtë dhe pa vonesa.

Seanca gjyqësore për këtë rast pritet të mbahet të hënën e ardhshme, ndërsa Leonard Ademaj kërkoi që drejtësia të veprojë me vendosmëri:

“Liridona nuk kthehet më, edhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo që duam ne është që këta të dënohen dhe të japim një mësim për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë diçka të tillë. Drejtësia duhet të jetë e prerë.”

Familja Ademaj shpreson që gjykata të mos tolerojë më asnjë përpjekje për zvarritje të procesit, dhe kërkon që ky rast të jetë një shembull i fortë për shoqërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...