9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Vendet e NATO-s nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën

Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan të martën protokollet e anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, duke hedhur edhe një hap drejt zgjerimit të aleancës. Hapi i radhës është miratimi i protokolleve nga parlamentet e vendeve anëtare.

Veprimi shton më tej izolimin strategjik të Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainën fqinje.

“Ky është me të vërtetë një çast historik për Finlandën, për Suedinë dhe për NATO-n”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Të 30 ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm miratuan zyrtarisht vendimet e takimit të lartë të NATO-s të javës së kaluar, kur aleanca mori vendimin historik për të ftuar fqinjin e Rusisë Finlandën dhe partnerin skandinav Suedinë për t’iu bashkuar klubit ushtarak.

Pavarësisht marrëveshjes në aleancë, miratimi parlamentar në Turqi mund të paraqes ende probleme për anëtarësimin e të dyja vendeve.

Javën e kaluar, udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se Ankaraja ende mund të bllokojë procesin nëse të dy vendet nuk përmbushin plotësisht kërkesën e Turqisë për të ekstraduar të dyshuarit për terrorizëm që kanë lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose rrjetin e një kleriku në mërgim i akuzuar për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 në Turqi.

Ai tha se Parlamenti i Turqisë mund të refuzojë të ratifikojë marrëveshjen. Ky është një kërcënim i fuqishëm pasi pranimi në NATO duhet të miratohet zyrtarisht nga të 30 vendet anëtare.

“Pres një proces të shpejtë ratifikimi”, tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto.

Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë procesit një urgjencë të shtuar, ndërsa bashkimi i të dy vendeve në aleancën ushtarake perëndimore do t’i sigurojë NATO-s më shumë ndikim, veçanërisht përballë kërcënimit ushtarak të Moskës.

“Do të jemi edhe më të fortë dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt, ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, tha sekretari Stoltenberg.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Irani duhet neutralizuar” – Shtetet e Gjirit kërkojnë veprim të SHBA-së për sigurinë e...

0
Shtetet arabe të Gjirit kanë bërë thirrje ndaj Shteteve të Bashkuara për të “neutralizuar” kërcënimin iranian, me qëllim që të mbrojnë tregun e naftës...

“Jam shtatzënë, kërkoj masë më të butë” – Hava Delibashi kërkon zëvendësimin e arrestit...

0
Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në shtëpi...

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë” – Rrëfimi tronditës...

0
Në sallën e gjyqit të Hagës, 24-vjeçari Mark Samson rrëfeu detaje tronditëse mbi ngjarjen që çoi në vdekjen e ish-të dashurës së tij, studentja...

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar,”“është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë këtë të martë Mbretëria e Bashkuar, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Do ta mirëpresim Presidentin Zelensky,”...

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...