14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vendet më të goditura nga pandemia/ Shqipëria dhe Mali i Zi me përqindjen më të lartë të popullsisë që s’përmbushen nevojat mujore me veshje dhe ushqime më 2020

Shqipëria dhe Mali i Zi ishin dy vendet më të goditura nga pandemia në vitin 2020 për shkak të varësisë së lartë ndaj sektorit të turizmit. Në Barometrin e Ballkanit që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rezultoi se dy vendet kishin përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat bazë mujore për ushqime dhe veshje gjatë vitit 2020.

Rezultatet e anketës treguan se 15% e familjeve në Malin e Zi dhe 14% të familjeve në Shqipëri patën vështirësi në sigurimin e artikujve bazë ushqimore dhe veshjeve. Nga ana tjetër, Kosova kishte përqindjen më të ulët të familjeve që nuk përmbushnin nevojat mujore bazë me vetëm 4 për qind dhe Bosnja me vetëm 7%. Në Serbi 10 për qind e familjeve kanë deklaruar se nuk përmbushin nevojat bazë dhe në Maqedoni 11% e familjeve.

Të gjitha shtetet në rajon përfshi edhe Shqipërinë janë përmirësuar në aftësinë për të përballuar faturat mujore të shërbimeve, si qira, drita dhe ujë. Sipas rezultateve të sondazhit, 83% e të gjithë pjesëmarrësve në anketë nuk e kanë të vështirë të paguajnë qiranë dhe faturat e tjera, krahasuar me 17% që nuk e gjejnë veten në të njëjtën situate.

Në Shqipëri 39 për qind e familjeve raportuan se nuk e përballojnë një javë pushime në vit, kundrejt 60% që e konsideruan të përballueshme. Në Rajon 59% e të anketuarve janë në gjendje të përballojnë një javë pushime në Rajon, kundrejt 36% të tjerëve që e konsiderojnë luks.

77% e pjesëmarrësve në anketën rajonale mund të përballojnë një këst të kredisë, ndërsa 14% shprehen ndryshe. Ndërsa shumica e qytetarëve (88%) janë në gjendje të përballojnë ushqim dhe rroba, por 10% e qytetareve në Rajon sforcohen të përmbushin nevojat bazë mujore.

Vëllimi i pagesave të dërgesave nga jashtë është tkurrur me 5% në nivelin rajonal. Rreth 19 për qind e familjeve në Rajon raportuan se kanë marrë ndihmë nga jashtë vendit më 2020 nga 24% më 2020.

Nivelet e perceptuara të nepotizmit në punësim mbeten shqetësim i madh në të gjithë Rajonin. Besimi tek punëdhënësit si në shtet si në privat është shumë i ulët në të gjithë Rajonit, dhe ky shqetësim duhet adresuar sugjeroi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Nga ana tjetër punëdhënësit konsiderojnë arsimin të papërshtatshëm dhe mungesën e përvojës së punës si pengesa për punësimin./monitor

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...