10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore, të Sandër Beci.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për 5 (pesë) caktime të përkohshme, përkatësisht: të z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet; të z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të z. Kledian Llaho, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; të znj. Elidjana Kasa, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të z. Kujtim Basha, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ndërkohë me 7 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Nurihan Seiti dhe z.Sokol Stojani), Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të z. Moisi Duda, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për një periudhë tremujore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës si dhe të caktojë me short relatorët për 22 kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2022, si më poshtë: Ajkuna Anxhaku, Alban Syri, Albulena Kuliçi, Alisa Spahja, Armida Kaçi, Besmira Vishe, Blerina Musabelliu, Denis Hyka, Denisa Plaku, Eni Çulli, Entela Hasmujaj, Esmeralda Basho, Griselda Haxhiaj, Iva Harka, Ledjana Shkurti, Leonard Suçi, Matilda Fetau, Matilda Peza, Ndriçim Halilaj, Redona Ndoni, Urim Kalia dhe Vasjana Postol.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë lejimin ose ndalimin e kandidatëve, të cilët do të diplomohen, për t’u emëruar më pas magjistratë prokurorë.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të miratojë shkallën e vlerësimit për secilin kriter të posaçëm, për kandidatët (z. Albert Kuliçi  dhe z. Aurel Zarka)  për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe caktoi datën 03.02.2022, ora 11.00 për intervistat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...