8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vendimi për Mandatin e Olta Xhaçkës: Socialistët planifikojnë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi, ka bërë të ditur se ata kanë përgatitur një raport për vlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës dhe se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Raportin e kemi përfunduar, e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK, sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK,”- tha Bledi Çuçi.

Gazment Bardhi kërkoi që Kuvendi të zbatojë një detyrim të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një detyrim të GJK. Ne deputetë e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në këshillin e rregullores dhe mandatave. Nuk dimë cili është qëndrimi juaj, ndërprisni seancën dhe na vini në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj. Ju lutem zbatoni rregulloren e Kuvendit dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Besoj detyrimin për të zbatuar vendimin e GJKK-se e kemi të përbashkët. Nëse nuk e keni gati raportin ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë nëse ne nuk kemi raportin,”- tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...