14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Vendosja e fashës 800kw nuk është rritje, por vendosja e një tavani”/ Rama: “Ndihma 80 mln euro nga BE mbulon 1/6 e nevojës tonë”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar grantin prej 80 milionë euro që Bashkimi Europian do të japë për Shqipërinë për të përballuar krizën energjitike.

Gjatë konferencës për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Rama tha se 80 mln euro përmbush vetëm 1/6 e nevojës së Shqipërisë për furnizimin me energji elektrike.

Sipas kreut të qeverisë, këtë vit Shqipërisë i është dashur 460 mln euro të furnizimit me energji. Por Rama shtoi se qeveria ka vendosur “mburojë sociale” që të mos rriten çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë.

Rama: 80 mln euro nuk janë pak. Është një shifër e konsiderueshme. Për t’iu përgjigjur pyetjes se sa pjesë e nevojës janë për të mbrojtur çmimin e konsumatorëve, janë 1/6. Nëse i referohemi këtij viti, na është dashur në total 460 milionë euro energji. Kjo një shumë e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe operatorëve privatë. Është një shumë marramendëse por është një shumë që ka ndihmuar për inflacionin. Pavarësisht se në ekranet tuaja dhe në faqet e informimit thuajse nuk duket asgjëkundi. Përkundrazi, e kundërta dhe e pavërteta zë shumë vend. Sot Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, dhe një nga arsyet është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë.

Në rast se ne do të kishim relativizuar këtë mburojë, qoftë dhe pak ta kishim prekur çmimin e energjisë, do ishte reflektuar tek të gjitha çmimet e familjeve. Asnjë pikë shitje në Shqipëri, nuk ka një çmim të energjisë elektrike të ndryshuar. Paguhen me të njëjtin çmim edhe përpara fillimit të krizës së çmimit.

Ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë. Vendosja e fashës 800kw nuk është rritje. Është vendosja e një tavani, nën të cilin çdo familje mund të kryejë të gjithë nevojat bazike. Të gjitha pa përjashtim pa pasur nevojë për më shumë. Mbi 1 mln konsumtaorë, 1.2 më saktë, janë maksimumi 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo për ftohje. Ky është komplet gjë tjetër me fjalorin e rritjes së çmimit të energjisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...