9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vera më e nxehtë e regjistruar në histori dhe ndikimet e ndryshimit të klimës

Me “shkronjat e kuqe të ndezura” është shkruar në histori kjo verë, që sipas të dhënave të shërbimit evropian Copernicus, ishte vera më e nxehtë ndonjëherë e regjistruar. Temperaturat shumë të larta që nisën para fillimit zyrtar të verës vazhduan pothuajse pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit. Shkencëtarët raportojnë se temperaturat e larta (mbi 35 gradë Celsius) kanë vazhduar edhe në javën e parë të shtatorit, duke arritur një maksimum historik në rajonet veriore të Evropës, si Sllovenia, e cila për herë të parë regjistroi temperaturë mbi 35 gradë në shtator.

Sipas Observatorit të BE-së për Klimën, vera e vitit 2024 ka tejkaluar temperaturat globale rekord që nga 1940, duke e bërë këtë vit më të ngrohtë ndonjëherë. Sipas të dhënave të Copernicus, temperatura mesatare globale midis qershorit dhe gushtit 2024 ishte 16.8 gradë Celsius, 0.69 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës 1991-2020.

Zëvendësdrejtoresha e agjencisë, Samantha Burgess, ka paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më intensive nëse nuk reduktohen urgjentisht emetimet e gazit serrë. Sipas saj, emetimet nga djegia e karburanteve fosile janë shkaku kryesor i ndryshimit të klimës. Gushti i vitit 2024 ishte më i ngrohtë globalisht, me një temperaturë mesatare prej 16.82°C, që është 0.71°C mbi mesataren e gushtit 1991-2020 dhe 1.51°C mbi nivelet para-industriale.

Për 12 muajt e fundit, temperatura mesatare globale është më e lartë se ndonjë periudhë tjetër 12-mujore, duke arritur 0.76°C mbi mesataren 1991-2020 dhe 1.64°C mbi mesataren para-industriale të viteve 1850-1900. Nëse trendi vazhdon, viti 2024 ka gjasa të jetë më i ngrohtë ndonjëherë.

Ndërsa Evropa Perëndimore dhe Veriore kanë pasur një verë më të lagësht se mesatarja, pjesa më e madhe e Mesdheut dhe Evropës Lindore ka përjetuar kushte më të thata se mesatarja, duke shkaktuar thatësira. Temperaturat mesatare të tokës evropiane për gushtin 2024 ishin 1.57°C më të larta se mesatarja e gushtit 1991-2020.

Sipas drejtori të Copernicus, Carlo Buodembo, ndonëse fenomeni “El Niño” ka kontribuar në ngrohjen globale, efekti kryesor është ndryshimi afatgjatë i klimës i shkaktuar nga njerëzit, përmes djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Ai paralajmëron se kjo valë nxehtësie është pjesë e një tendence më të gjerë dhe se do të përjetojmë më shumë ngjarje ekstreme të motit në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...