13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Vetëm pak ditë mbas miratimit në parlament nis shitja në ‘ajër’ e aprtamenteve në Portin e ri të Durrësit

Vetëm pak ditë pas miratimit me urgjencë në parlament nga maxhoranca të projektit të portit të Durrësit, i cili u bë kryefjalë e debatit politik e akuzave të shumta të opozitës drejtuar kryeministrit Edi Rama për korrupsion në zyrën qendrore në qytetin e Durrësit ka nisur shitja e apartamenteve.

Të interesuarit kanë nisur prenotimin e banesave, çmimet e të cilave janë marramendëse të ngjashme me ato të zonave më të kërkuara në Tiranë.

1800 deri në 3 mijë euro për metër katrorë variojnë çmimet e banesave ende të pandërtuara në këtë zonë, ku vlera e një apartamenti 60 metra katrore shkon deri në 110 mije euro, ndërsa për apartamentet më të mëdha kapin vlerën deri në 1.2 milionë euro. Sipas drejtuesve të zyrës së shitjeve, apartamentet e dy objekteve të projektit të cilësuar më korruptivi në Europë, janë shitur plotësisht nga blerës kryesisht të huaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT