4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vetëvrasja ne Durrës/ Bashkëshorti arrestohet pas vetëvrasjes së 41-vjeçares, dëshmia e djalit zbardh historinë e dhunës

Nga hetimet e thelluara të ngjarjes së tragjedisë në fshatin Vadardhë të Sukthit, dezhalohen detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e një 41-vjeçareje. Në një zhvillim të papritur, bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Xhemal Loka, është arrestuar nga policia me akuzat e nxitjes së vetëvrasjes dhe kërcënimeve ndaj të shoqes.

Dëshmia e dhënë nga vajza e çiftit ka hedhur dritë mbi një histori të trishtë të dhunës psikologjike dhe shantazhit ndaj nënës së tyre nga bashkëshorti. Xhemal Loka, i cili ka kthyer nga Greqia për festat e fundvitit, po përballet me akuza për sjellje të dhunshme ndaj bashkëshortes.

Në përpjekje për të zbuluar rrethanat dhe shkaktarët e ngjarjes, policia ka sekuestruar një arsenal armësh gjatë një kontrolli në banesën e tij. Ekspertët e IT janë duke zbërthyer celularin e tij dhe të viktimës për të gjetur provat e nevojshme.

Hetimet po përqendrohen gjithashtu në adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares, ku janë publikuar foto denigruese. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike janë të përfshira në hetime për identifikimin e personave të përfshirë në keqpërdorimin e të dhënave në rrjetin social.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime.

Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Rim, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë trasnportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shendetsore ka ndërruar jetë.

Hetuesit kanë gjetur në dhomën e ndjenjës në katin e parë të banesës së çiftit një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula fostoksinë.

Gjithashtu në tapetin e dhomës janë gjetur mbetje të lëndës helmuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...