14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vetëvrasje e dyshuar në Tiranë: 38-vjeçarja gjendet e pajetë në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes kryeqytetin, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa ndodhej në një makinë tip Volvo.

E ndjera është identifikuar si Erelina Xh., 38 vjeç, e cila u gjet e vetme në automjet, e ulur në sediljen e pasagjerit. Pranë saj u gjet edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po analizohen kamerat e sigurisë në zonë, për të përjashtuar pistat e tjera të mundshme, përfshirë edhe një veprim të qëllimshëm nga persona të tretë.

Motivet e mundshme të ngjarjes mbeten të paqarta dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë, cndërsa familjarët janë njoftuar dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje nevojën për ndërhyrje më të forta institucionale në fushën e shëndetit mendor dhe mbështetjes psikologjike, në një kohë kur numri i vetëvrasjeve në vend vijon të jetë shqetësues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...