9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Vetvaret në dhomën e burgut 83-vjeçari i dënuar me burgim të pëjetshëm

I jep fund jetës në spitalin e burgut shtetasi Njazi Ceka, i dënuar me burgim të përjetshëm, i akuzuar për vrasje.

Mësohet se 83-vjeçari është vetëvarur në dhomën e tij në spitalin e burgut, ku ishte shtruar që prej datës 1 qershor, për shkak të problemeve me shëndetin.

Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.

Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit  Njazi Raki Ceka,

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...