11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Video/ 4 fëmijë nxirren të gjallë nga rrënojat e një pallati në Turqi

Pamjet dramatike të shpëtimit të katër fëmijëve nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh në Hatay, Turqinë juglindore pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 ballë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Tërmeti vdekjeprurës me më shumë se 670 të vdekur në Turqi dhe Siri, goditi dhjetë qytete në rajonin Kahramanmara të Turqisë, përfshirë Hatajin, ku shumë ndërtesa u shembën, por një familje pati fat.

Sapo u kuptua se mes të bllokuarve në pallat kishte edhe katër fëmijë, u organizua një operacion i tërë për shpëtimin e tyre me qytetarët e goditur nga tërmeti të pranishëm që nxitonin të kontribuonin dhe të tjerët nuk mund të mbanin lotët duke u lutur që gjithçka të shkonte mirë.

Duke gërmuar me duar mes rrënojave, qytetarët arritën të shpëtonin fëmijët mes lotëve dhe brohoritjeve, duke i dhënë fund ankthit të tyre pas 3 orësh. Sipas mediave turke, katër fëmijët që u nxorrën nga rrënojat e pallatit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, në lagjen Payas të Hatajit, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 11 persona nga një godinë trekatëshe që u shemb nga tërmeti, ndërsa gjetën edhe trupat e katër personave të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...