15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Video/ Bilanci i katastrofës në Valencia arrin në 158 Viktima, Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në Valencia të Spanjës, ku bilanci tragjik i katastrofës nga moti ekstrem është ndalur për momentin në 158 viktima. Kjo shifër u konfirmua nga Qendra Koordinuese e Emergjencave, e cila njoftoi se gjatë natës u gjetën edhe 3 persona të pajetë. Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se situata nuk është shumë optimiste, veçanërisht kur bëhet fjalë për bilancin e jetëve të humbura.

Përveç viktimave, autoritetet konfirmojnë se rreth 120 mijë persona janë zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Situata me njerëzit e zhdukur mbetet e paqartë, pasi aktualisht nuk ka një numër të saktë për këtë kategori. Qindra njerëz janë detyruar të prenotojnë hotele në Valencia, qyteti më i prekur nga katastrofa, ku janë angazhuar mbi 1000 forca të ushtrisë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Zona tani është mbuluar nga balta, e cila ka bllokuar të paktën 119 rrugë rurale. Fshatra të tëra janë bllokuar, duke detyruar rojet civile të kryejnë shumicën e operacioneve nga ajri. Gjatë natës, 250 persona janë shpëtuar nga ajri, ndërsa 70 të tjerë janë ndihmuar në rrugët tokësore, sipas raportimeve të ANSA.

Operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në një njoftim të ardhshëm, dhe sot pritet që kryeministri Pedro Sanchez të vizitojë zonat e prekura për të parë nga afër situatën.

Ndërkohë, katastrofa klimatike ka nxitur një debat mbi një alarm që duhej të ishte dhënë më herët, i cili mund të kishte ndihmuar në shpëtimin e jetëve. Kryebashkiaku i Valencias, Carlos Mazon, është mbrojtur nga akuzat për mungesë vigjilence, duke deklaruar se paralajmërimet për përkeqësimin e motit janë dhënë që nga e diela.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...