Pas fitores ata iu janë drejtuar dhomave të zhveshjes ku menjëherë kanë nisur festën. Përveç këngëve, ata ja kanë marrë edhe valleve.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale vihen re futbollistët e Kombëtares kuqezi të kapur dorë për dorë. Ata këndojnë dhe kërcejnë njëkohësisht.
“Gjermania o mor vllazën, nuk është si përpara”, janë fjalët që këndohen nga futbollistët e Silvinjos.