7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Video/ Hajduti që shndërrohej në “makth” për banorët në Qipro, vihet në pranga, kryente rituale të çuditshme para vjedhjeve

Një hajdut që ka terrorizuar banorët e Almyri Corinthia në Qipro për më shumë se një muaj është arrestuar, pas një periudhe vjedhjesh të përsëritura. Ky hajdut veçohej nga të tjerët për ritualet e tij të çuditshme para se të kryente krimet. Ndryshe nga hajdutët e tjerë që vetëm hynin, vjedhnin dhe largoheshin, ai kishte një zakon të veçantë: para se të vidhej, ai lahej, hante dhe pinte kafe në shtëpinë që do të plaçkiste.

Një nga veçoritë që e bëri të dallueshëm nga hajdutët e tjerë ishte se ai ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, duke u lëvizur nëpër banesat që synonte, me një qetësi që dukej sikur ishte në shtëpinë e tij. Ai kishte arritur të shpëtonte nga ndjekja e policisë dy herë, duke përdorur metoda të shpejta arratisjeje: herën e parë duke thyer dritaren e një shtëpie, ndërsa herën tjetër duke u arratisur në pyll.

Banorët e shqetësuar të zonës ishin bashkuar në grupe prej rreth 50 personash, duke patrulluar së bashku me policinë çdo natë, për të kapur hajdutin që kishte shkaktuar kaos dhe frikë në komunitetin e tyre. Pas shumë përpjekjesh, ai u kap dhe u vendos në pranga, duke i dhënë fund periudhës së tij të terrorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...